Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka kërkuar nga Prokuroria e Kosovës të sqarohet nëse ka dërguar aktakuza në Gjykatën Speciale për krimet që ka kryer Serbia në Kosovë.
Sherfi ka thënë se Specialja duhet të marr në përgjegjësi edhe Ivica Daçiqin dhe zyrtarë tjerë të Serbisë
Kjo kërkesë e Nismës vije pas deklaratave të zyrtarëve të Speciales, të cilën kanë deklaruar se çdo kush që ka bërë krime do të dënohet
“Duke u bazuar në deklaratën e Ekatërina Trëndafilova që ka thëne se çdo njëri që ka kryer krime do të llogaritet përgjegjës. Nisma kërkon nga prokuroria të sqarojë nëse ka pasur bashkëpunim me Dhomat e Specializuara.
“Duke u nisur nga fakti që dhomat e specializuara janë pjesë e Republikës së Kosovës ne duam të dimë cila është shkalla e bashkëpunimit. Sa dosjë ka derguar prokuroria në zyrat e gjykatës së speciale.
“Bazuar në deklarata e zyrtareve të Dhomave te Specializuara, Ne kërkojmë që Radilomir Markovic te merret ne pyetje dhe të dëshmojë. Nisur nga fakti që ki hyrë në dekadën e tretë nga lufta ka njerëz që s’dinë asgjë për fatin e të afërmeve të tyre.