Nisma Socialdemokrate zyrtarisht ka bërë hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, në fjalën e tij hyrëse uroi hapjen e fushatës zyrtare të zgjedhjeve të 14-shkurtit, duke thënë që kjo fushatë po nis me zërin dhe frymën e çlirimtarëve.
“Ne jemi krenar për të kaluarën tonë dhe jam i bindur që fëmijët tanë do jenë krenar me neve dhe kjo krenari brez pas brezi nuk do shuhet kurrë”, tha Limaj.“Ne jemi siguria, garancia dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat tona jetësore, kokëlartë per vendin ku jetojmë dhe nuk do lejojmë që t’i ulim kokën këtij vendi”, shtoi tutje ai.
“Ne luftojmë dhe fitojmë”, tha Limaj gjatë fjalimit të tij.
Tutje Limaj theksoi që traumat dhe krimet e bëra nga Serbia ende kujtohen me dhimbje.
“Kemi parë bashkëluftëtarët tanë të keqtrajtuar, gra të dhunuar, por kemi parë luftëtarë që mbrojnë vendin”, thekson tutje Limaj.
Mes brohoritjeve të simpatizantëve dhe kandidatëve për deputet, Limaj tha që partia e tij është simbol i shpresës, lirisë dhe fitores, kjo është brigada 121.
Sekretari i kësaj partie Bilall Sherifi tha që në kuadër të partisë së tyre do të ofrojnë qeverisje të mirëfilltë dhe të duhur.
“Për ne Kosova dhe qytetarët e saj gjithmonë vijnë në rend të parë”, tha Sherifi.
Tutje, Sherifi tha që në plan të parë do jetë rimëkëmbja dhe shumë sektore tjera që janë të përfshira në programin e partisë Nisma.