Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se kanë nisur punimet fillestare për restaurimin e objekteve brenda Kompleksit Memorial “Ademi Jashari” në Prekaz të Skenderajt.MKRS ka ndarë mbi 45 mijë euro për restaurimet emergjente brenda kompleksit të Jasharajve.
Punimet emergjente brenda kompleksit kanë nisur me renovimin e shtëpisë së e Sala dhe Hamit Jasharit.
Punimet, sipas njoftimit në platformën E-prokurimi do të kryhen nga kompania “N.N. 100 % Design” Sh.p.k., e cila fitoi tenderin për restaurimin emergjent në shtëpisë nr.4, brenda kompleksit “Adem Jashari”.
Vlera e kontratës është 45 247,00 euro ndërsa kohëzgjatja e punimeve 3 muaj.
Po sipas këtij njoftimi në fillim të këtij viti do të nisë hartimi i projektit dhe zbatimi i master-planit për këtë kompleks.