Kanë nisur punimet e Kuvendit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Me një pjesëmarrje prej 600 delegatëve nga të gjitha nëndegët, ky subjekt politik pritet sot të zgjedhë kryetarin e partisë për mandatin e ardhshëm katër vjeçar dhe Këshillin Drejtues.
Deri më tani dihet se kandidat për të marrë drejtimin e partisë edhe për një mandat tjetër është Ramush Haradinaj.
Nuk dihet nëse do të ketë të tjera kandidatura, por ajo që dihet deri më tani është se në secilën nëndegë ka prurje të reja në strukturat udhëheqëse.