Sot ka nisur baksinimi masiv kundër COVID-19 në Klinë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi QKMF në këtë komunë.
“Sot, Kryetari i Komunès Prof.Dr.Zenun Elezaj bashkë me bashkëpunëtorë,dhe Menagjmenti i QKMF-së, si dhe Komandanti i Policisë zt.Ragip Bytyqi kemi qëndruar në Shkollën e Mesme Profesionale “FEHMI AGANI” në Klinë, ku, bashkë me drejtorin e QKMF-së, Dr. Haxhi Ibishin, kemi përcjellur procesin e vaksinimit kundër virusit COVID-19”, shkruhet në njoftim.
Tutje thuhet se në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë do të vaksinohen qytetarët e moshës 65+ dhe të gjithë qytetarët me sëmundje kronike, pa dallim moshe.
“Ne kemi përgatitur infrastrukturën e nevojshme me qëllim që procesi i vaksinimit në masë të zhvillohet sipas kategorive të përcaktuara në Planin Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19 dhe në kushte të përshtatshme
Ftoj qytetarët që të aplikojnë për vaksinim.
https //e-kosova.com”, përfundon njoftimi.