Sot Komuna e Klinës filloi ndarjen e mjeteve financiare për foshnjat e porsalindura.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.
Ky është postimi i tij:
Sot kam pasur një takim të veçantë me Qlirim Zeneli nga fshati Bokshiq, i cili është bërë prind për herë të parë dhe është përfituesi i parë i mjeteve financiare për fëmijët e porsalindur që tash e tutje do të ndahen nga komuna.
Sipas vendimit të Kuvendit, Komuna e Klinës do të paguajë prindërit nga 180 euro për fëmijën e parë, 200 euro për fëmijën e dytë dhe 250 euro për fëmijën e tretë dhe fëmijët tjerë.
Ky vendim është marrur me qëllim që t`i ndihmojmë sadopak prindërit në plotësimin e nevojave për fëmijët e tyre dhe jam i lumtur që tashmë po fillojmë ndarjen e mjeteve.
Ftoj të gjithë prindërit që kanë fëmijë të porsalindur nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi që të dorëzojnë kërkesën dhe dokumentet përcjellëse në komunë dhe të jenë përfituesit e radhës.
Isres së vogël i dëshiroj jetë të gjatë, të shëndetshme e të mbushur me shumë suksese!