Pamje kur polici i Republikës së Kosovës, Artur Mrasori, I cili mbeti i lënduar në incidentin që ndodhi në Zhur të Prizrenit, është nisur për trajtim jashtë vendit, në Turqi.
Indeksonline ka siguruar disa pamje të forcave policore dhe familjarëve, në oborrin e QKUK-së.
Ndryshe, MSH-ja ka bërë të ditur se pas trajtimit që ka marrë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, gjendja shëndetësore e policit Mrasori është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Për të siguruar një trajtim të mëtutjeshëm për gjendjen e tij, Mrasori është dërguar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës në një spital në Turqi.
Së bashku me policin Mrasori ka udhëtuar edhe babai i tij, Ganimet Mrasori./