Ka nisur sot vaksinimi përmes ekipeve mobile edhe në Shkollat e Komunës se Klinës.
Me këte rast Drejtori Dr.Haxhi Ibishi ,Drejtori i arsimit zt. Enver Gashi , Kryeinfermierja Teuta Bacaj Rukolli dhe Ekipa e Vaksinimit, në praninë edhe të prindërve, përcollën nga afër edhe vaksinimin e fëmijëve të tyre, duke u vaksinuar krahas nxënësve të tjerë të Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Agani”.
Pa vaksina, shumë sëmundje nuk do të kaloheshin kaq lehtë sot,prandaj ata u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për ta fituar betejën kundër COVID-19.
“U bëj thirrje gjithë nxënësve të shkollave të përfitojnë nga ekipet tona e të vaksinohen.
Me këtë rast shpreh një falënderim e mirënjohje për administratën e shkollës për organizimin dhe profesionistët shëndetësor që janë në krye të detyrës”, tha Drejtori Dr.Haxhi Ibishi.
Procesi i vaksinimit me ekipe mobile në shkolla do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, ndërkohë që u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 12 vjeçe që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e krijuara për t’u vaksinuar kundër COVID-19, duke qenë që nuk kanë nevojë për terminë, dhe mund të vaksinohen kudo në Kosovë.