Shoqata “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame në Klinë, filloi fazën e parë të shpërndarjes së pakove ushqimore në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit”.
Sot u ndihmuan 100 familje nevojtare, këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij, kryeimami i Klinës, Blerim ef. Musliu.
“Zoti ju shpërbleftë e ju shumëfishofshin shpërblimet në këtë muaj të mëshirës!
Aksioni vazhdon…”, shkruan kryeimami Musliu.