Ka nisur protesta në Prishtinë në kundërshtim të kërkesave ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Një numër relativisht i vogël njerëzish duket se po marrin pjesë në protestën e thirrur nga Sadri Ramabaja në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë kundër Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.
“Në emerë të popllit shçiptar kundër Asosacionit me shumic serbe.” – thotë një parullë e një qytetari.
Ndryshe, në këto momente po ndodh takimi në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë ku është paralajmëruar diskutimi i modaliteteve të Asociacionit.