Nis pagesa prej 130 eurosh për përfituesit e skemës së ndihmës sociale

Ka filluar pagesa prej nga 130 euro e përfituesve të skemës së ndihmës sociale. Kështu ka bërë të ditur Posta e Kosovës përmes një njoftimi.

“Posta e Kosovës nga sot fillojë me shpërndarjen e pagesave për qytetarët përfitues të skemës së ndihmës sociale mujore në vlerë prej 130 euro, nga Masa Nr.15 e Pakos Fiskale Emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë kohë pandemie”, thuhet në një njoftim.

Ky institucion ka apeluar tek përfituesit që t’i respektojnë rregullat për mbrojtjen nga koronavirusi dhe të mbajnë distancën sociale nga 2 metra me njëri-tjetrin.

Njoftimi i plotë:

Posta e Kosovës nga sot fillojë me shpërndarjen e pagesave për qytetarët përfitues të skemës së ndihmës sociale mujore në vlerë prej 130 euro, nga Masa Nr.15 e Pakos Fiskale Emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë kohë pandemie.

Ftojmë qytetarët të respektojnë rregullat e gjendjes emergjente shëndetësore, orarin e lëvizjes dhe mbajtjen e distancës fizike prej 2 metra me njëri-tjetrin, gjatë marrjes së shërbimit në sportelet tona.

Falënderojmë gjithë punonjësit tanë që me përkushtim të lartë në këtë kohë pandemie, po kryejnë me efikasitet shërbime qytetarëve në zyrat postare në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.

Me respekt,
Posta e Kosovës Sh.A.
Prishtinë