Ka filluar numërimi i votave të diasporës, proces ky që për komunën e Dragashit, Junikut dhe Mamushës do të bëhet në prezencë të mediave, për shkak të dyshimeve të ngritura.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Dragashi, Juniku dhe Mamusha janë tri komunat ku votat e diasporës mund të çojnë në ndryshim rezultati, meqë distanca mes kandidatëve pas balotazhit është shumë e vogël./