Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe institucionet e tjera, thonë se kanë filluar menjëherë me gjurmimin e të gjitha kontakteve të dy pacientëve dhe janë marrë të gjitha masat e izolimit dhe vetkarantimit të personave më të cilët kanë qenë në kontakt të konfirmuarit pozitiv në Covid-19.
Më herët, ministri i Shëndetësisë, Arbën Vitia përmes një konference të jashtëzakonshme për media, tha se pacientët e konfirmuar janë një shtetase italiane e moshës 20 vjeçare dhe një burrë 77 vjeçar, shtetas i Kosovës.