Sot ka nisur asfaltimi i rrugëve lokale në fshatin Dresnik të Klinës, si dhe rregullimi i infrastrukturës nëntokësore.
Punëkryesi i këtij projekti të rëndësishëm do të jetë Mirusha Company. E cila kompani, shquhet për punë cilësore dhe me një traditë e staf profesionist.
Në fillimin e punimeve ishte i pranishëm kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, nënkryerari Besim Hoti, Drejtorini Urbanizimit Lorenc Merlaku dhe Pronari i Kompanisë “Mirusha Company”, Mentor Selimi.
I gjithë ky projekt do të kushtojë 599 mijë euro.