Klubi i hendbollit femrat “Dukagjini” ka përvojë katër vjeçare dhe ka filluar punën nga zero, është punuar nga adaptimimi i vajzave me hendbollin dhe elementet bazike(fillestare), me një punë të jashtëzakonshme dhe profesionale, pas katër muajve inkuadrohet në ligën e parë të Kosovës, me një angazhim dhe përkushtim të madh në kampionatin2017/18 nga 10 ekipet e ligës së parë, në fund të kapionatit janë renditur në vendin e katërt në Kosovë.
Klina.info ka zhvilluar një intervistë me trajnerin dhe zyrtarin e autorizuar të këtij klubi, Sejdi Desku, i cili ka rrëfyer për planet që kanë, duke renditur këtu edhe sukseset që kanë arritur viteve të fundit.
“Në kampionatin 2018/19 poashtu kemi dalë në vendin e katërt. Në kampionatin 2019/20, vendin e tretë.
Në kampionatin 2020/21 me pikë të njejta me KHF “Prizreni “ ndërsa goldiferenca na ka penguar për garat e play-of-it për superligë. Në këtë kampionat renditemi në vendin e parë me të gjitha ndeshjet të fituara, Garojmë edhe me grup moshën e pioniereve të cilat janë duke treguar rezultate shumë të mira. Po këtë vit tri lojëtare ishin zgjedhur ndër 29 lojëtarët më te mira në Kosovë, kandidate për kombëtarën U-17 ndërsa një nga ato kalon në formacionin e kombetarës”, ka thënë Desku.
Ai tutje ka shtuar se gjatë dy kampionateve të fundit janë larguar tri lojëtare në mungesë të kushteve financiare dhe dy tjera kanë kaluar në KHF “ Shqioponja”në superligë.
“Komuna e jonë ndanë mjete të konsiderueshme për subvencionimin e sportit dhe kulturës, për fat të keq ndarja bëhët në mënyrën më të keqe të mundëshme dhe me interferime politike të dirigjuara nga zyra e Kryetarit duke u shkelur rregullorja MF-04\2017.
Subvencionohën klube të cilat blejnë lojëtarë dhe trajner edhe nga shtetet tjera me paratë e taksapaguesve tonë dhe prap mungojnë rezultatet.
Si rezultat i punës së kësaj burokracije u shuan dy klube sportive shumë të suksesëshme, ndersa lojëtarët tona i marrin klubet tjera duke ju ofruar paga ndersa ne nuk kemi mundësi te ju ofrojmë as një ushqim qe shpesh vijnë në ushtrime të uritura.Kjo është drejtësi? Kjo është “barazi” gjinore e folur e përfolur?”, ka thënë Desku.
Ai iu ka përgjigjur edhe pyetjes se: Nëse kjo është përfshirje e gjeneratës së re në aktivitete sportive dhe largim nga dukuritë negative qe e kanë kapluar shoqërinë?
“Jo kjo është shkelje e e të drejës së gjeneratës së re pë tu marrա me aktivitete jashtëmesimore, kjo është ftyra, karakteri dhe edukatata e pushtetarëve”, përfundon ai./Klina.info/