Një person i dyshuar është arrestuar dje për veprat penale,‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘kanosje’.
Policia është informuar se viktimat se bashku me dëshmitarёt kishin shkuar pёr tё biseduar me tё dyshuarin, pёr njё problem tё mëhershëm, por, aty personi i dyshuar u kishte ekspozuar armën viktimave në fshatin Zllakuqan-Klinё.
“Njësitet Policore menjёherë iu kanё vendit tё ngjarjes, personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё bёrё bastisja e lokalit dhe shtëpisë se personit tё dyshuar”, njofton policia.
“R. K. i lindur me 1974 është prangosur dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar:
një (1) pushkë automatike Sharc,një (1) pistoletë Zoraki M 906 Kal. 9mm,–njё (1) karikator i sё njejtёs arme.një (1) pistoletë Zavodi CZ Kal. 9mm,–njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhetetё (8) fishekё 9mmnjё (1) fishekё 7.65mm”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Sinjali.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. /