Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë thuhet se viktima mashkull kosovar kishte mbetur i lënduar prej armës së zjarrit nga një person i dyshuar, me një veturë pa targa.
Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë relevante, me ç‘rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar si më lart. Rasti është duke u hetuar.