Një ngjarje si në filma është raportuar të ketë ndodhur dje në Vitomiricë të Pejës.
Në raportin 24 orësh është bërë e ditur se gjatë veprimeve hetimore policia në teren, kanë operuar me qëllim të sigurimit të provave materiale për arrestimin e një të dyshuari mashkull kosovar.
I dyshuari me automjetin e tij nis vrullshëm në drejtim të dy zyrtarëve policor dhe e godet me automjet njërin prej zyrtarëve policor duke i shkaktuar lëndime trupore.
Zyrtarit iu është ofruar tretman mjekësor. Nga ana e policisë është bëre bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, 15 copë fishekë dhe një karikator i zbrazët.
Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili gjendet ne arrati.
Me konsultim me prokurorin rasti është inicuar si më lartë. Rasti është duke u hetuar.