Klinë / 27.05.2024-21:18
Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se me veturën e tyre fillimisht kanë sulmuar-aksidentuar veturën-taxi të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar, në të cilën ndodhin edhe tre viktimat, dy meshkuj dhe një femër kosovarë.
Dyshohet se të dyshuarit kanë sulmuar edhe fizikisht viktimat dhe si pasojë viktima-drejtuesi i veturës ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, (tre) të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.