Një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur orët e mbrëmjes së sotme ndërsa polici siç mëson KALLXO.com është i nacionalitet shqiptar.
KALLXO.com mëson nga burimet brenda policisë në Gjilan se polici dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer para stacionit policor në Ranillug
Tutje KALLXO.com mëson se aktin polici e ka kryer me armë zyrtare.
Në lidhje me këtë rast KALLXO.com po pret edhe përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës.