Big Brother VIP Kosova 3 pritet që të fillojë brenda një kohe shumë të shkurtër.
E tashmë janë zbuluar disa detaje në lidhje me edicionin e sivjetmë, i cili nuk ka dyshim se do të jetë shumë interesant e me përplot befasi.
Edhe këtë vit, ky spektakël ka mbledhur figurat më të njohura nga bota e shoubizit shqiptar.
Telegrafi ka përmendur disa prej tyre, për të cilët aludohet se do të marrin pjesë, ani pse nuk ka asgjë të konfirmuar.
Veç Milaim Zekës në stolin e opinionistit do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Einxhel Shkira.
Kurse, disa nga banorët më të spikatur janë: këngëtarja Rovena Stefa, Xuxi, gazetari Vullnet Krasniqi e Zoja Nushi.
Përveç tyne, konkurrentë të tjerë janë: Mevlan Shaba, Jehona Shaqiri, Burim Vatovci e Drenusha Latifi.
Kjo natyrisht nuk është lista e plotë dhe as e konfirmuar e banorëve që garojnë për çmimin e madh. /Telegrafi/