Nga viti 2015 e deri në muajin mars të këtij viti, në Kosovë kanë vdekur 59 mijë e 860 persona,
Sipas buletinit tremujor të vitit 2021 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, deri në muajin mars kanë vdekur 3 mijë e 531 persona.
Kurse, të dhënat e ASK-së për vitin e kaluar tregojnë se janë shënuar 11 mijë e 108 vdekje.
Ndërsa, në vitin 2019 vdiqën 9 mijë e 552 persona, në 2018 8 mijë e 866 persona, në 2017 8 mijë e 738, në 2016 9 mijë e 226 dhe në vitin 2015 vdiqën 8 mijë e 839 persona.