Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme teksa ishte një kolonë me vetura të dasmorëve, nga vetura e tyre ishte gjuajtur me armë zjarri, transmeton IndeksOnline.
Njësitë policore në teren kanë arritur ta ndalojnë veturën me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar.
“Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishek. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.