Kufiri i Kosovës me Maqedoninë e Veriut do të hapet sot edhe për personat që nuk e posedojnë testin PCR për COVID-19.
Mbi parimin e reciprocitetit, nga dy të anët do të jetë qarkullimi i lirë, vendim ky që ishte marrë javën e kaluar, por që hyn në fuqi sot.
Për shkak të rasteve të shumta në të dy shtetet, ka qenë e obligueshme një dëshmi përmes testit PCR që nuk jeni i infektuar me COVID-19. /Klina.info/