Qeveria e Kosovës sot do të bëjë lansimin e fushatës për informim për liberalizimin e vizave.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se aktiviteti i parë do mbahet në Prishtinë për të vijuar më tej në krejt Kosovën.
Aty duke filluar nga ora 13:00 do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
“Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë ngjarje e të informoheni së afërmi mbi lëvizjen e lirë pa viza që do nisë nga 1 janari”, thuhet në shkrimin e Qeverisë.