Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka bërë ditur për të gjithë qytetarët e Kosovës, se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.
“Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen tek Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa.”
“Njëkohësisht ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve, që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kemi mundur t’i furnizojmë me targa”, thekson MPB./Klina info/