Nga data 16 korrik Austria kishte zgjeruar listën e shteteve të cilave ua ka ndaluar transportin ajror, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Në dekretin e nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë në Austri ishte vendosur që nga tetë shtete ku ndaloheshin fluturimet, të zgjerohej lista në 18 shtete.
Ndërsa që nga data e sotme 1 gusht fluturimet lejohen të realizohen përsëri nga të gjitha shtetet, por ato që vijnë nga zonat e rrezikut duhet të tregojnë një test PCR negativ, shkruan SuharekaOnline.
Sot ka skaduar vendimi i Austrisë për ndalimin e fluturimeve nga 18 vende me rrezik të lartë nga koronavirusi, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Rumania, Republika e Moldavisë dhe Egjipti u ndaluan të zbarkojnë që nga 16 korriku.
Në një njoftim për shtyp, Aeroporti i Vjenës mirëpriti heqjen e ndalimit të fluturimeve, gjë që do të çonte në një ndryshim të fluksit të udhëtimit dhe kështu do të dëmtonte Austrinë si një vend biznesi dhe turizmi. Me rregullat e aplikueshme të hyrjes, “garantohet siguria më e madhe e mundshme dhe liria më e mirë e mundshme e udhëtimit”.