Nga sa komuna fituan partitë në zgjedhjet e 6 tetorit?
INDEKSONLINEE Enjte, 07 Nëntor 2019 22:08
Gjatë ditës së sotshme, Komisioni Qëndëror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Nga këto rezultate shihet se dy partitë e para LVV dhe LDK fituan shumicën e komunave në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para në dhjetë komuna: Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri dhe Hani i Elezit.
LDK fitoi tetë komuna: Dragash, Istog, Fushë Kosovë, Lipjan, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Viti.
Kurse koalicioni AAK-PSD doli e para në pesë komuna: Deçan, Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Junik.
Partia Demokratike fitoi tri komuna: Drenasin, Skenderaj dhe Shtime.
Koalicioni që nuk mundi ta kaloj pragun, Nisma-AKR-PD doli e para vetëm në Malishevë.
10 komunat me shumicë serbe, i ka fituar Lista Serbe.
Kurse në komunën e Mamushës, e para ka dal KDTP./