Në Kosovë do të lejohet mbajtja e dasmave që nga 15 qershori, por më nuk do të ketë dasma të mëdha.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka thënë se më së shumti do të lejohen 150 deri në 200 persona.
Ai tha se janë dakorduar që në çdo tavolinë të ketë nga 4 persona.
“Ekziston mundësia që ti përmbahemi kësaj guide që është tani, për shembull në hapësira jemi dakordu që të ketë, në çdo tavolina 4 veta, pra distanca të jetë 2 metra e gjysmë, kështu që i bjen që në 250 metra katrorë, të jenë 100 persona. Tash me i leju dasmat, nuk ka më dasma me 500, 600 veta, maksimumi do të jenë 150-200. Nuk ka më dasma masovike, ne duhet ti përmbahemi udhëzimeve”, tha ai për Kanal 10