Katër të mitur janë arrestuar në Klinë pasi dyshohet se kanë vjedhur brena një marketi sasi të konsiderueshme të alkoolit dhe gjëra ushqimore të ndryshme.
Sipas një njoftimi, njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Klinë, pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur tё identifikojnë dhe arrestojnë katër tё dyshuarit e moshës së mitur.
Tё dyshuarit të cilët dyshohen se kanë kryer edhe shumë vepra tjera penale ‘Vjedhje e rëndë’ pas intervistimit në koordinim të plotë me Prokurorin për të mitur dhe Prokurorin për krime të rënda, të dyshuarit ndalohen pёr 24- orё”, thuhet në njoftim.
Ndërsa nga Gjyqtari për të mitur të dyshuarve iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh