Qeveria e Republikës së Kosovës, sot në mbledhje ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, për kontrolle rigoroze në çdo hyrje të institucioneve.
Bartja e maskave do të jetë e obligueshme, krejt kjo pasi rastet e reja me koronavirus kanë shënuar rritje.
“Të gjitha institucionet publike dhe private në Republikën e Kosovës obligohen të shtojnë kontrollë rigoroze të bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së djeshme ka publikuar manualin për mbrotje nga COVID-19, ku është sygjyeruar nga ministri Zemaj që ta kenë të gjithë dhe t’i përmbahen./