Nga e hëna në vendin tonë nis faza e dytë e lirimit të masave, e cila u tha se do të thotë hapje më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe lëvizje të shtuar të qytetarëve.
Pra nga nesër, e hënë 18 maj, do të ndryshojë edhe orari i qarkullimit të qytetarëve.
Sipas vendimit të ri të qeverisë, qarkullimi do të lejohet dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit të letërnjoftimit.
Orari i ri i qarkullimit i cili do të zbatohet nga dita e hënë pritet të publikohet së shpejti nga Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu, sipas Qeverisë në detyrë, do të rihapen floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia (merre-me-vete), transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta), qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe hapja e galerive dhe muzeve.