Nga nesër hapen xhamitë dhe kishat, ndryshon edhe orari i lëvizjes

Objekte fetare si xhamitë dhe kishat kanë qenë të mbyllura për një kohë për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.

Nga nesër objektet fetare do të hapen, gjithashtu nga nesër pritet të hiqet edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Orari i lëvizjes për qytetarët do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 të mbrëmjes.

Në këtë fazë të lehtësimit të masave, institucionet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vendosin maska e dorëza, në çdo vend që ata frekuentojnë.

Ndryshe, që nga 13 marsi e deri tani në Kosovë me virus janë infektuar 1 mijë e 47 persona, 794 persona prej të infektuarve janë shëruar kurse 30 persona kanë humbur jetën por që kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese./Gazeta