Nga nesër, burgu muze i Prishtinës i hapur për vizitorë

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka njoftuar për hapjen e burgut të Prishtinës, kjo për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Dumoshi ka ftuar qytetarët që të vizitojnë objektin e burgut të Prishtinës që nga nesër, nga ora 10:00,

“Burgu i Prishtinës bartë në vete historinë tonë, në të cilin kaluan shumë personalitete intelektuale dhe politike që u maltretuan për një kohë të gjatë”, shkruan Dumoshi në postimin e saj.

Ky objekt i burgut pritet që në të ardhmën të shndërrohe në muze./Klina.info