Agjencia e Statistikave e Kosovës së fundmi publikoj statistikat e të Mirëqenies Sociale.
Numri i familjeve që kanë kërkuar ndihmë sociale ka shënuar rritje në tre mujorin e fundit në Kosovë.
24 mijë e 496 familje tani për tani janë pjesë e ndihmës sociale. Gjatë muajve prill, maj, qershor numri i familjeve që kërkuan ndihmë sociale ishte 24 mijë e 339 në Kosovë.
Në Komunën e Klines 867 familje përfitojnë nga skema e ndihmave sociale.