Nga ora 12:00 e ditë së sotme një pjesë e lagjes në fshatin Gjurgjevik I Madh i Klinës kanë mbetur pa energji elektrike.
Ata kanë thënë se kanë thirrë KEDS e se një ekip ka ardhur në vendin e ngjarjes.
Sipas banorëve ekipi intervenues e kanë parë një tel të rrymës në tokë dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë, madje të njëjtit u kanë thënë t’i presin pasi ju duhet të hyjnë në një vend malor ta rregullojnë.
Banorët janë shprehur të revoltuar duke shprehur indinjatën e tyre se i ka gjetur mbrëmja në terr, marrë parasysh dhe temperaturat e larta.