Nga lufta për mbijetesë në garë për Evropë – Dallku flet për kthesën e madhe dhe objektivin e Dukagjinit

“Shpresojmë ta sigurojmë mbijetesën”. Kështu deklaronin nga tabori i Dukagjinit të Klinës muaj më parë, në kohën kur klinasit ishin në pjesën e poshtme të renditjen tabelore në Superligën e Kosovës në futboll. Mirëpo, tani gjërat kanë ndryshuar për të mirë te skuadra nga “18 Qershori”.

Dukagjini po kalon momente të mira në elitën e futbollit kosovar në stinorin pranveror duke siguruar pikë të mëdha me të cilat u largua nga “zona e kuqe” dhe tani ka marrë një rrugë krejtësisht tjetër, atë të një pozite që dërgon në garat evropiane.

“Hithat” pas 28 javësh renditen në pozitën e gjashtë me 38 pikë, dy pikë më pak se vendi i tretë (Gjilani), pozitë kjo që dërgon në kualifikimet e garave evropiane.

Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku në një prononcim për lajmi.net ka thënë se synim i ekipit të tij në fillim ka qenë largimi nga zona e rrezikshme.

“Synimi ynë primar ka qenë gjithmonë largimi nga zona e rrezikshme. Pas një starti jo të mirë të kampionatit normalisht ishim në pozicione jo shumë të lakmueshme, mirëpo kjo ka qenë faktikisht edhe e pritshme pasi ndryshimi i lojtarëve ishte e vështirë edhe për neve si staf teknik. Komponimi i ekipit kërkonte kohë. Në fazën e tretë dhe të katërt edhe vitin e kaluar kemi bërë ndeshje të mira dhe kemi rikuperuar shumë pikë. E njëjta gjë po na ndodh edhe këtë vit”, tha Dallku të mërkurën për lajmi.net.

Dukagjinin e pret një test i vështirë në fundjavë. Ata e presin Dritën lidere në Klinë, në kuadër të javës së 29-të.