Ministria Financave, Punës dhe Transfereve, në përputhje me udhëzimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës , ka shfuqizuar vendimin 17/2021 te datës 08.04.2021 të plotësuar dhe ndryshuar me vendim 17-1/2021 te datës 29.06.2021 dhe Vendimi 17-2/2021 të datës 30.08.2021, duke obliguar të gjithë përfituesit e Ndihmes Sociale për te dy kategoritë që të fillojnë me procedura të rregullat të bëjnë ri-aplikimin.
Andaj bazuar në Vendimin nr.17-3/2022 të datës 27.06.2022, të Ministrisë se Financave, Punës dhe Transfereve, të gjitha Qendrat për Punë Sociale obligohen qe ri-aplikimin për të dy kategoritë në Skemën e Ndihmës Sociale ta zhvillojnë sipas procedurave të rregullta bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi që rregullojnë Skemën e Ndihmës Sociale.