Nga ky fshat janë dy të prekurit në Skënderaj!

Kryetari i komunës së Skënderaj, Bekim Jashari ka bërë të ditur se dy rastet e rezultuara pozitiv me Covid-19 janë nga fshati Burojë, lagjia Thaçi,
Ai bëri të ditur se ata janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Njoftimi:

Të dashur qytetarë, bashkëvendas të komunës sonë

Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë që fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19.

Pacientët janë nga fshati Burojë, lagjia Thaçi, dhe janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Të dashur banorë të fshatit Burojë kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si shtab emergjent për hapat e metutjeshëm.

Të infektuarve ju uroj shërim të shpejtë!

Të dashur qytetarë për çdo veprim do të informoheni me kohë!

Ju lutem të qëndroni në shtëpi!

Bashkë do t’ia dalim!