Janë konfirmuar 12 raste të reja me Covid-19 në Kosovë,
Rastet e konfirmuara janë raste kontakti, 5 nga Komuna e Malishevës, 3 nga Fusha Kosova, 2 nga Prishtina, 1 nga Mitrovica dhe 1 nga Kamenica.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë”, thuhet në njoftimin e Ikshp-së.
Mitrovica, Fushë Kosova dhe Kamenica shënuan rastet e para me virusin Covid-19.