Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se nga dita e hënë do të fillojë me hapat e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 në institucionet korrektuese.
“SHKK nga data 14.09.2020 do të filloi me lejimin e vikendeve për dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejoi dy persona të rritur dhe fëmijët (fëmijët nuk kufizohen).Gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse”, thuhet në njoftimin për media,
Gjithashtu u tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim.