Nga 57 në 54, pse Vetëvendosjes sot i ranë tre numra në Kuvend

Albulena Haxhiu ka marrë sot tre vota më pak se herët e kaluara në kandidaturën e saj për kryetare të parlamentit.

Nga 57 sa mori kandidatura e saj në votimet e kaluara, sot për zgjedhjen e Haxhiut votuan 54 deputetë.

Nezir Kraki ka qenë mungesa e konfirmuar të Vetëvendosje, deputeti Valon Ramadani është votuar për seancë, ndërsa Veton Berisha i PLE-së nuk ka ardhur fare në seancë./Indeksonline/