Masa të ngrohta ajrore që kanë përfshi rajonin tonë dhe fusha të presionit të rritur, do të favorizojnë mot shumë të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët edhe përgjatë ditëve të ardhshme dhe fundjavës.
Temperaturat gjatë kësaj periudhe mbesin ndjeshëm mbi vlera mesatare, që vende-vende do të arrijnë deri në 30C.Mot i tillë veror pritet të na shoqërojë edhe gjatë javës në vijim, me temperatura mbi vlera mesatare.
Tek në pjesën e dytë të javës paraqiten mundësi për reshje lokale shiu.
10.09 – Kryesisht kthjellët, me diell dhe shumë ngrohtë.
11.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
12.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.
13.09 – Shumë ngrohtë, kthjellët dhe me diell.
14.09 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13C deri në 15C, ndërsa maksimalet nga 28C deri në 30C.
Era do të fryejë kryesisht nga verilindja, e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë rritjeje nga fundjava.