Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se që nga 22 shkurti do të hyjë në fuqi Memorandumi i Mirëkuptimit mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, inënshkruar me datën 11 janar të këtij viti.
Gërvalla ka njoftuar se sot është pranuar Nota Verbale nga Ministria e Jashtme e EBA-së
Për përfundimin me sukses të këtij procesi falënderoj Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, për kontributin e dhënë në arritjen e kësaj marrëveshjeje mes dy shteteve, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan si dhe homologun tim Abdullah bin Zayid Al Nahyan”, shkroi ajo në Facebook.
“Kështu, me hapa të sigurt po fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe po arrijmë të zgjerojmë jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë. Vazhdojmë me lajme të mira”, shtoi Gërvalla.