Të premten bëhen 3 muaj që kur autoritetet serbe ndaluan kosovarin Nezir Mehmetaj në pikën kufitare në Merdare.
Që nga ajo kohë, kosovari që jeton në Zvicër vazhdon të përballet me drejtësinë e dyshimtë serbe, e cila vazhdon të jetë e ndikuar nga politika.
Vëllai i Nezirit, Valoni ka thënë se autoritetet kosovare e kanë përkrahur familjen në synimin për ta liruar familjarin e tyre, por që situata e fundit politike ka ndikuar paksa negativisht në këtë drejtim.
“Kishim përkrahjen e autoriteteve kosovare. Kanë tentuar të na ndihmojnë në këtë drejtim. Por, lojërat politike që ndodhin së fundi duket se kanë çorientuar edhe përkrahjen për lirimin e Nezirit. Jemi ende në pritje të procedurave. Këtë javë bëhen 3 muaj nga arrestimi i tij. Në javën e parë të prillit pritet të mbahet seancë për shqyrtim të rastit. Mbetet të shihet nëse do të përfundojë masa e fundit e paraburgimit që i është caktuar” ka thënë vëllai i Nezir Mehmetajt, Valoni. /