Neymar po rikthehet.Braziliani këtë verë pritet që të bashkohet përsëri me Barcelonën, sipas Sport, transmeton Klan Kosova.Ai dhe klubi katalanas raportohet se kanë arritur marrëveshje pesëvjeçare.Sulmuesi ka qenë i lidhur me një rikthim në Spanjë që prej kur nga aty u largua për Paris Saint0-Germain.Neymar është i përcaktuar që të kthehet në Camp Nou dhe është pajtuar që të fitojë më pak vetëm që kjo të ndodhë.