Ulaj ka deklaruar se gjatë ditës së sotme i ka pasur dy raste të pacientëve me barna të cilat mbajnë banderolat “Republika Serbija” të kontrabanduara në Kosovë.
Syla e quan hipokrizi deklaratën e Kurtit për punën e mjekëve në spitale publike dhe private
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Mos pini medikamente me banderola të Sërbisë sepse nuk janë të sigurta. I sjellin kontrabanduesit serboshqiptarë – nuk dihet si ruhën dhe transportohën derisa arrijnë në “barnatorët klandestine” në Kosovë. Para së t’i blejni shikoni banderolat – duhet me qenë të Republikës sonë e jo “Republika Serbija”. Çdo ditë shoh paketime që sjellin pacientët me banderola serbe. Sot e kisha rastin nga Suhareka me dy të tilla.
Ndoshta një ditë inspektorët farmaceutik do të kryejnë obligimin e tyre ligjor!