Nesër do të varroset 32-vjeçarja nga Kosova që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër. Varrimi i saj do të bëhet në varrezat e fshatit Shishman në Gjakovë.
Lajmi për ditën e varrimit u bë nga familjarët e të ndjerës
Me dhimbje te madhe ju njoftojm se neser me dat 17.03.2022 ne ora 14:00 ne fshatit shishman do bëhet vorrimi i të ndjeres Besjana (Agron) Rama”, thuhet në njoftimin e familjarit.
Në fundjavën që shkoi, një kosovar 35-vjeçar është arrestuar në Rappersëil-Jona (SG) nën dyshimin se ka vrarë gruan e tij. Dy fëmijët e çiftit dhe një fëmijë tjetër ishin gjithashtu në shtëpi në kohën e vrasjen, raportoi albinfo.ch
Kosovari kishte raportuar në qendrën e thirrjeve emergjente të kantonit herët në mëngjes të së shtunës se sapo kishte lënduar rëndë gruan e tij. Kur policia ka mbërritur në banesë, gruaja 32-vjeçare, po ashtu kosovare, tashmë kishte ndërruar jetë.
Policia kantonale e St.Gallen ka arrestuar burrin; ai ndodhet në paraburgim.
Motivi dhe rrethanat e sakta të krimit janë ende të paqarta. Policia thotë se në kryerjen e krimit nuk janë përdorur armë zjarri.