Gjyljeta Ukella është gruaja që u vra sot nga bashkëshorti i saj në Pejë.
Ngjarje kjo që tronditi vendin, ndërsa i dyshuari po mbahet nga organet kompetente.
Trupi i pa jetë i viktimës, do të varroset nesër 17.04.2024 në varrezat e qytetit.
Varrimi i së ndjerës niset nga shtëpia e së ndjerës Rr.Sali Ukella Nr.5 në ora 16:00.
E ndjera la pas tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.