Nesër në ora 14:00 do t’u jipet lamtumira e fundit dy nxënësve të vdekur nga sulmi i mbrëmshëm në Gllogjan, raporton Indeksonline.
Varrimi i të dyve do të bëhet në varrezat e fshatit Gllogjan të Deçanit.
Ndërkohë, familjarët e të dy viktimave kanë hapur të pame të përbashkët.
Genta Mustafaj (17 vjeç) dhe Ledion Hamzaj (17 vjeç) janë dy nxënësit që vdiqën mbrëmë, pasi autobusi me të cilin ata po udhëtonin u sulmua nga breshëri plumbash nga një person i maskuar.